Alarmi kundër përmbytjes nga uji
Alarmi kundër përmbytjes nga uji

Alarmi kundër përmbytjës së ujit


Alarmi kundër përmbytjes së ujit - është paisje që vendoset në gypin kryesor të ujit, senzorët e këtij alarmit vendosën në pjesët e shtëpise ku mundë të rritet niveli I ujit.

Në rast të rritjes së nivelit të ujit për  1 cm atëherë brenda një sekondi do të bllokohet qarkullimi i ujit në gypin kryesor, dhe në ndërkohë në telefonin tuaj do te pranoni një sms që ju paralajmëron për ngritje të nivelit të ujit në shtëpinë tuaj, me anë të paralajmëruesit ju identifikoni vendin ku është paraqitur problemi.

Pasi që të rregullohet problemi me anë të ristartimit të paisjes hapet qarkullimi i ujit në mënyre automatike .

 

Si ta përdorim :

 

• Vendosni sensorin e ujit në vendin ku mundë të ndodhë rrjedhja e ujit.

• Mbylleni valvulën dhe lidheni atë në tubin e ujit dhe sigurohuni që valvula nuk ka rrjedhje.
• Lidheni valvulën me njësinë qendrore.
• Lidheni njësinë qendrore me adapterin AC(treguesi  i dritës LED do të ndriqojë. Tingëllon një herë dhe senzori LED do të ndriqojë nga senzori 1 tek senzori 8).
• Shtypni butonin “ OPEN “ që ta hapni valvulën.
•Posa të ndodhë rrjedhja, sensori do ta detektojë ujin, njësia qendrore menjëherë do të alarmojë rrezikun dhe drita përkatëse LED do të ndriqohet, pastaj valvula automatikisht mbyllet.
• Përdoruesi mund ta riparojë vendin ku është ka ndodhur rrjedhja e ujit sipas ndëgjimit të tingullit dhe ta shtyp butonin “ RESET “ që ta ndalojë tingullin.
• Pasi që janë rregulluar të gjitha rrjedhjet, shtypni butonin “ OPEN “ për ta hapur valvulën ( ju gjithashtu mund ta shtypni butonin “ CLOSE “ për ta testuar nëse valvula është duke punuar si duhet ).
• Shtypni butonin “ RESET “ dhe vazhdoni tek gjendja funksionale.
• Mbani sensorin e ujit drejtë ku rrjedhja e ujit mundë të ketë ndodhur dhe është lagur nga uji, paisja mund të reciklohet.